Prokuroria Speciale shënjestron dy raste të reja për krim të organizuar, drogë e shpërlarje parash

Prokuroria Speciale ka shënjestruar dy raste të reja me një numër më të madh të personave për vepra të ndryshme.

Rastet janë koduar si ’Jimi’’ dhe ‘’Kamera’’.

Kjo është bërë e ditur përmes një komunikatë të Prokurorisë Speciale.

Sipas tyre, rasti i parë i shënjestruar nga Prokuroria është i koduar “JIMI” ku janë të përfshirë disa persona për veprat penale si shpëlarja e parave.

Për këtë rast, Prokuroria Speciale ka propozuar për konfiskim të përhershëm të dy automjeteve të cilat janë sekuestruar nga të pandehurit në vendin e ngjarjes, të kartëmonedhave në shumë prej 125 mijë euro të sekuestruara, si dhe celularët e sekuestruar nga të pandehurit.

Ndërkaq, në rastin e dytë  të shenjëstruar nga Prokuroria Speciale, i cili është i koduar “KAMERA”, janë të përfshirë disa persona, për veprat penale si krimi i organizuar, blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e substancave narkotike.

Siç theksohet në njoftim, nga ky rast janë sekuestruar 143.395 kg narkotik, 9 vetura, 13 mijë euro si dhe 15 celularë.