Prokuroria jep detaje për plagosjen e trefishtë dje në Prishtinë

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka njoftuar se ka caktuar ndalimin prej 48 orësh për të dyshuarit për veprën penale “Tentim Vrasje”.

Si pasojë e përleshjes me armë, në orët e vona të ditës së djeshme mbetën të plagosur tre persona.

“Lidhur me rastin për te cilin keni kërkuar informata, ju njoftojmë se mbrëmë është njoftuar nga Policia e Kosovës prokurorja kujdestare nga Departamenti i Krimeve të Renda, për një gjuajtje me armë në Rr. “Muharrem Fejza”. Me aktvendim të prokurorit është ndaluar një person i dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh për veprën penale “Vrasje ne tentative”. Tre persona të tjerë kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa në koordinim të plotë me policinë janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për sqarimin e rrethanave rreth këtij rasti” ka thënë për KALLXO.com Laureta Ulaj, zëdhënëse e Prokurorisë Themelore në Prishtinë.

Arrestohet një i dyshuar, Policia jep detaje mbi plagosjen e tre personave natën e mbrëmshme