VIDEO - Prokurori shpjegon arrestimet për shkelje të rregullave për parandalimin e coronavirusit

Në emisionin e sotëm në “Drejtësia në Kosovë”, prokurorë të Rajonit të Prishtinës, Prizrenit e të Pejës kanë shpjeguar në detaje për masat e ndërmarra ndaj qytetarëve të cilët kanë thyer rregullat pas udhrave të dhëna për mbylljen e lokaleve, tregjeve, restauraneve, marrjes pjesë në ahengje e shumë masa të tjera.

Në Kosovë, është shpallur gjendje e jashtëzakonshme emergjente për shëndetin publik. Ky vendim i marrë nga Qeveria e Kosovës erdhi pas propozimit të Ministrisë së Shëndetësisë pas rasteve të para të konfirmuara me coronavirus.

Fiks një javë më parë, Qeveria e Kosovës në një mbledhje të jashtëzakoshme për parandalimin e coronavirusit, ka ndërmarrë një sër vendimesh të cilat kërkohen të zbatohen në përpikmëri.

Ani pse ishin caktuar vendimet, qytetarë të shumtë kishin thyer ato por ishin përballur me ligjin për shkak të veprave penale të kryera gjatë ditëve të fundit.

Prokurori i Prokurorisë Themelore në Pejë, Ersan Qavolli, në një intervistë me “Skype” të dhënë për “Drejtësia në Kosovë”, ka shpjeguar se cilat masa kanë ndërmarrë për qytetarët e Pejës që thyen vendimet.

“Nga dita e hënë jam prokuror kujdestar dhe gjatë ditës së diel janë arrestuar gjashtë persona që janë edhe në ndalim për 48 orë për shkak të veprës penale mosveprimi sipas dispozitave shëndetësore gjatë pandemisë. Këta persona kanë mbajtur lokalet e hapura pavarësisht vendimeve që janë marrë nga Qeveria e Kosovës në mënyrë të parandalimit të përhapjes së coronavirus”, tha Prokurori Qavolli.

Ai shtoi se vetëm të hënën janë arrestuar dy persona për të njëjtën vepër.

“Gjatë ditës së hënë janë arrestuar edhe dy persona për të njëjtën vepër. Një person tjetër për shkak të organizimit të një dasme e cila ka qerkulluar në rrjete sociale, i njëjti është shoqëruar në polici dhe ndaj tij është hapur rast sipas dispozitave shëndetësore gjatë pandemisë. Gjatë kësaj pariudhe janë hapur 9 raste ndaj 9 personave për këtë vepër penale”, tha ai.

Tutje Prokurori Qavolli shpjegoi edhe dënimet që mund të marrin të arrestuarit.

“Dënimi eventual që mund të shqiptohet është maksimumi deri në 2 vite burg, për një person që ka organizuar një dasëm është parashtruar edhe kallëzimi penal. Sa i përket personave që kanë hapur lokalet dhe nuk kanë përfillur vendimet e qeverisë të njëjtit kanë hapur kafenetë dhe kanë shërbyer kafe dhe lojëra të ndryshme”, tha ai.

Qavolli sqaroi edhe se pse u arrestuar një person për shitjen e miellit në Pejë

“Mielli duhet të shitet në lokale të destinuar si dhe duhet të sigurohet distanca e personave që qëndrojnë në radhë. Ajo çka kemi hasur ne ka qenë që nuk është mbajtur distanca dhe është tentuar që mielli të shitet jashtë lokali”, shton Qavolli.

Prokurori dha detaje edhe për mbledhjet e personave të shumtë në “Grykën e Rugovës” dhe shtoi se i është tërhequr vërejtja të njëjtëve persona.

“Gjithashtu gjatë ditës së dielë dhe të hënë, kemi parë persona të shumtë që janë mbledhur në “Grykën e Rugovës”, ajo çka kemi bërë është që kemi mbajtur një mbledhje urgjente dhe është marrë vendim që të u tërhiqet vërejtja për organizime të tubimeve të tilla. Sot dhe dje kanë dalë edhe pensionet, duke pasur paraysh që e kemi menduar se mund të ketë mbledhje të personave dhe do të krijohet tollovi dhe i është tërhequr vërejtja bankave që të i përmbushin kushtet në bazë të vendimeve të qeverisë”, shtoi ai.

Prokurori tha se arysetimet e personave të arrestuar që kanë hapur lokalet e tyre, ishin se nuk kanë qenë të njoftuar me vendimet e Qeverisë së Kosovës.

Madje prokurori dha detaje edhe për organizatorin e një dasme në Pejë dhe arrestimin e tij.

“Personi që ka tentuar të organizoj dasmë, në fakt ditën e dielë kemi parë një postim në Facebook për organizimin e një dasme të madhe, i kemi kontrolluar disa lokale ku kemi dyshuar se mundet me u organizu dasma aty dhe i kemi konsifkuar disa video incizime të kamerave për të parë nëse është organizuar dasma. I kemi siguruar disa video ku shihet se është organizuar një aheng familjarë në kushte shtëpie dhe organizatori i dasmës ka thënë se ka ndërmarrë disa veprime por sipas videove shihet se nuk është respektuar distanca mes njerëzve”, shtoi Prokurori Qavolli.

Në Kosovë që nga dita e premte e javës së kaluar e deri më sot janë konfirmuar 21 raste të infektuar me coronavirus.

Personat e parë të konfirmuar sipas konfirmimeve zyrtare kishin ardhur nga vendet si Italia e Gjermania. Të njëjtit nuk i kishin përfillur kërkesat dhe udhëzimet e institucioneve shëndetësore dhe nuk ishin vetëizoluar duke bërë kështu që të rrezikonin edhe persona të tjerë.