Bekim Bejta, foto: Bekim Bejta: Facebook

Profesori Bekim Bejta jep dorëheqje nga Universiteti i Prishtinës

Profesori Bekim Bejta, ligjërues në Fakultetin e Filologjisë në Universitetin e Prishtinës, “Hasan Prishtina” ka dhënë dorëheqje nga pozita e tij.

Në një letër të siguruar nga KALLXO.com, Bejta ka shkruar se ai po e braktis UP-në.

“Unë, Bekim Bejta, Profesor dhe hulumtues shkencor i Universitetit të Poitiers, Francë, po ju njoftoj që nga dita e sotme, nuk jam më profesor i Universitetit të Prishtinë Domethënë, unë po e braktis (lë, lëshoj) këtë vend pune”- thuhet në letrën e Bejtës drejtuar Senatit të UP-së.

Në fund të muajit mars të këtij viti në media është publikuar një audio-incizim në të cilin dëgjohet profesori Bekim Bejta duke ju drejtuar një studenteje në gjuhë denigruese.

Bejta ishte suspenduar nga puna në prill me vendim të Senatit të UP-së të cilët kishin vendosur njëzëri.

KALLXO.com kishte kontaktuar me profesorin Bekim Bejta, i cili shkurt kishte komentuar këtë çështje.

“Shihet se çdo gjë është manipulim, montazh, montazh, në çfarëdo mënyre qoftë”- ka thënë Bejta.

SKV kërkon që Këshilli i Etikës të marr masa ndaj profesorit Bekim Bejta

 

Suspendohet profesori Bekim Bejta