Ilustrim - Policia në aksion

Prizren, raportohet për një të mitur të zhdukur në qershor të këtij viti

 

Policia e Kosovës ka marr një njoftim se një djalë i mitur është zhdukur në qershor të këtij viti.

Ngjarja ka ndodhur në Prizren, në rrugën ‘Joni’.

Raportimin e ka bërë nëna e të miturit që dyshohet se është zhdukur.

Ajo ka thënë se i biri ka dal nga shtëpia në qershor dhe se nuk kanë njohuri për vend ndodhjen e tij.

Sipas Policisë, rasti është nën hetime.