Prizren, nga e hëna qendra e vaksinimit kalon në lagjen "Lakuriq"

Komuna e Prizrenit nga dita e hënë do të ketë lokacion tjetër të vaksinimit kundër COVID-19.

Rreth ndërrimit të lokacionit ka njoftuar kryetari Mytaher Haskuka.

Haskuka përmes një njoftimi në Facebook ka thënë se nga e hëna qytetarët do të mund të vaksinohen në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Lakuriq.

“Dua të njoftoj se qendra e vaksinimit kundër COVID-19, nga dita e hënë, do të bartet nga Qendra Sportive ‘Sezai Surroi’ në Qendrën E Mjekësisë Familjare në Lagjen Lakuriq”, ka shkruar Haskuka.

Sipas Haskukës, në Prizren janë vaksinuar 70 për qind e popullatës mbi moshën 18-vjeçare me dozën e parë, kurse 60 për qind edhe me dozën e dytë.