Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Prizren: Ia djegin veturën e parkuar në oborr

Dje në Prizren një ankues e ka lajmëruar rastin në Policinë e Kosovës se persona të panjohur i kanë vënë zjarrin veturës së tij.

“Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se persona të pa njohur, i kanë vënë zjarrin veturës së tij, të cilën e kishte të parkuar në oborr. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e policisë.