Ilustrim

Prizren, e kishte dërguar veturën në autolarje, ia vodhën

Një vjedhje e veturës është raportuar të ketë ndodhur pasditen e djeshme.

Një person ka raportuar forcat e rendit se i është vjedhur vetura e tij.

Ai kishte deklaruar se veturën e kishte dërguar në autolarje.

Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur në Lagja “Dardani” në Prizren.

Rasti është duke u hetuar.