Ilustrim, Foto: Gerd Altmann

Prizren, dy burra dyshohet se e droguan dhe e dhunuan seksualisht një grua

Një grua ka qenë viktimë e dhunës seksuale nga dy burra të dyshuar në Prizren.

Më 16 dhe 17 qershor të këtij viti, ajo është detyruar nga dy burrat që pa pëlqimin e saj të kryejë marrëdhënie seksuale, në situatë pa vetëdije pasi ishte droguar, dehur dhe goditur në kokë me mjet të fortë.

Fillimisht viktima u dërgua në një shtëpi dhe u detyrua që të konsumojë pije alkoolike dhe substanca narkotike.

Dy burrat e dyshuar e kanë sjell në situatë pa vetëdije viktimës, si dhe madje njëri nga të dyshuarit e  ka goditur me një mjet të fortë në kokë.

Kështu ka njoftuar Gjykata e Prizrenit përmes një komunikate për media, duke bërë të ditur se dy personave të dyshuar për veprën e dhunimit, E.S., dhe T.J., i është caktuar paraburgimi prej një muaji, e cila sipas gjykatës, do të llogaritet prej kohës së arrestimit më 23 qershor 2022 dhe mund të zgjasë deri më datën 23 korrik 2022.

“Në periudhën kohore 16 dhe 17 qershor2022, të pandehurit së bashku e detyrojnë viktimën – të dëmtuarën për të kryer akt seksual pa pëlqimin e saj, në atë mënyrë që e shoqërojnë në një shtëpi e detyrojnë që të konsumon pije alkoolike dhe substanca narkotike e sjellin në situatë pa vetëdije me ç’rast i pandehuri T.J., e godet me një mjet të fortë në kokë dhe kryejnë marrëdhënie seksuale me viktimën”, thuhet në komunikatën e gjykatës.

Tutje thuhet se me rastin e caktimit të paraburgimit, Gjykata ka marrë parasysh peshën e rëndë të veprës penale dhe se caktimi i paraburgimit për këtë pikë është i arsyeshëm pasi që me mbetjen e të pandehurve në liri, të njëjtit mund të ndikojë në të dëmtuarën – dhe dëshmitarët.

Tutje thuhet se të dy të pandehurit janë përsëritës të veprave të shumta penale.

“Nga verifikimi të njëjtit rezultojnë përsëritës të veprave penale të shumta, dhe kjo tregon rrezikun se me lënien në liri të njëjtit mund të arratisen me qëllim të shmangies nga përgjegjësia penale, dhe të njëjtit mund të përsërisin vepra penale të ngjashme”, thekson Gjykata e Prizrenit.