Foto: Ilustrim

Prizren: Arrestohet një person që hapi lokalin dhe punonte në mesnatë

Një burrë nga Prizreni është arrestuar mbrëmë rreth orës 23:30 ka arrestuar një person në Prizren i cili kishte hapur lokalin e tij dhe ishte duke punuar.

Hapja e lokaleve dhe grumbullimi i njerëzve në këtë kohë është në kundërshtim me masat mbrojtëse.

Zëdhënësi i Policisë në Prizren, togeri Shaban Osmanollaj për KALLXO.com bëri të ditur se disa qytetarë kishin njoftuar Policinë për një lokal të hapur i cili kishte mundësi të frekuentohej nga qytetarët.

“ Policia me të marrë informacionin ka dalë në teren, ndërsa personi i cili kishte hapur lokalin e tij ‘Internet Caffe’, në lagjen Ortakoll, ndërsa i dyshuari kishte qenë edhe në gjendje të dehur, prandaj edhe është arrestuar nga patrulla policore “ tha zëdhënësi Osmanollaj.

I njëjti sqaroi se brenda në lokal kishin qenë vetëm dy persona të cilët me të arritur policia ishin larguar nga lokali, ndërsa i arrestuari me urdhër të prokurorit është ndaluar për 48 orë, dhe do të intervistohet në Polici, pastaj do të dërgohet para prokurorit kujdestar.

Rasti është duke u trajtuar si mosveprim sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë.

Qeveria e Kosovës me 11 mars kishte ndaluar veprimtarinë e restoranteve, kafiterive dhe të bizneseve tjera të cilat paraqesin rrezik për përhapje të pandemisë COVID-19.

Deri më tani në Kosovë janë identifikuar 21 persona të prekur me virusin COVID-19. Rastet e paraqitura janë nga qytetet si Klina, Malisheva, Podujeva, Vitia që janë izoluar.

Ndërsa rasti i fundit u paraqit në Lipjan dhe ende nuk dihet nëse do të bëhet izolimi edhe i këtij qyteti.

Qeveria e Kosovës ditë më parë ka shpallur gjendjen emergjente pas situatës me rrezikun e shpërndarjes së këtij virusi.

Edhe një rast i ri me coronavirus, numri shkon në 21