Prizren, arrestohet 21-vjeçari, dyshohet se është personi që i grabiti çantën një qytetareje

Policia e Kosovës ka arrestuar një person më 01.07.2024 në Prizren, i cili po dyshohet se kreu veprën penale – grabitje.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Vesel Gashi, i cili tha se 21-vjeçari më 10.06.2024, duke përdorur forcën kishte arritur që nga viktima të grabiste çantën e krahut në të cilën viktima kishte pasur para të gatshme, një telefon dhe dokumente personale.

“Arrestimi i tij është bërë pasi që janë gjetur prova të mjaftueshme se i dyshuari me datën 10.06.2024 rreth orës 23:34 në rrugën ‘’Zara’’ në qytetin e Prizrenit duke përdorur forcën kishte arritur që nga viktima të grabis çantën e krahut në të cilën viktima kishte pasur para të gatshme, një telefon dhe dokumente e gjëra të tjera personale”- ka thënë Gashi.

Gashi tha se i dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është ndalur në mbajtje për 48 orë dhe ndaj tij do të ngrihet kallëzim penal për veprën penale – grabitja.