Cocaine Hydrochloride Powdered

Prizren, aktakuzë ndaj katër personave për posedim dhe shitblerje të substancave narkotike

Prokuroria e Prizrenit ka ngritur aktakuzë ndaj katër personave nën dyshimin për posedim dhe shitblerje të substancave narkotike.

Sipas njoftimit, i pandehuri E.Sh. dyshohet se ka kryer veprat penale – shitblerje e narkotikëve dhe – lehtësimi i sigurimit apo përdorimit të narkotikëve.

Kurse të pandehurit Z.K., F.Sh. dhe V.Z., dyshohen se veç e veç kanë kryer veprën penale – posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge.

Në aktakuzë thuhet se i dyshuari E.Sh. më 5 gusht të vitit 2023, në një lokal në Prizren që gjendet në afërsi të shkollës, pa autorizim blen ose posedon me qëllim të shitjes apo shpërndarjes, ose ofron për shitje substanca apo preparate të cilat janë shpallur me ligj si narkotikë, dhe, të njëjtën e shpërndan tek të tjerët.

Gjatë kontrollit në trupin e tij Policia ka gjetur 16 qese me substancë të dyshuar narkotikë të llojit kokainë, ndërsa në lokal gjatë kontrollit janë gjetur 70 qese plastike të mbushura me po të njëjtën substancë të dyshuar, në peshë neto 29.46 gramë.

Prokuroria tregon se E.Sh. nga substanca e njëjtë në peshë prej 0.31 gram ia kishte shpërndarë dhe dorëzuar të pandehurit Z.K.

“… një dozë e substancës së njëjtë në peshë prej 0.31 gram ia kishte shpërndarë dhe dorëzuar të pandehurit Z.K., e gjatë kontrollit të shtëpisë së tij në fshatin Hoqa e Qytetit, në dhomën e fjetjes është gjetur një peshore digjitale, mjet i cili është përdorë për matjen e substancës narkotike dhe 4,050.00 euro që dyshohet se janë mjete të fituara nga shitja e substancave narkotike” – thuhet në aktakuzë.

Po ashtu, sipas Prokurorisë, i pandehuri E.Sh. më 5 gusht 2023 në lokalin e sipërpërmendur, të cilin lokal ai e drejton, dhe përdoret si kafeteri për publikun “lejon dhe toleron përdorimin e narkotikëve në atë mënyrë që të pandehurve F.Sh., Z.K. dhe V.Z., në cilësinë e konsumatorëve, u lejon përdorimin e substancave narkotike si marihuanë dhe kokainë.

Kurse, të pandehurit F.Sh., Z.K., dhe V.Z., po atë ditë, sipas Prokurorisë, derisa kanë qenë në cilësinë e konsumatorëve në lokalin NN në Prizren, pa autorizim ka poseduar narkotikë në atë mënyrë që gjatë kontrollit nga ana e policisë, tek i pandehuri F.Sh. në trupin e tij Policia ka gjetur gjysmë joint (cigare e përdorur marihuanë) e dyshuar për lëndë narkotike të llojit marihuanë, me peshë prej 0.12 gram.

“Tek i pandehuri Z.K., policia në trupin e tij ka gjetur katër foli alumini, me sasi të dyshuar narkotikë të llojit “marihuanë”, me peshë neto prej 1.6 gram dhe një qese plastike me substancë narkotike të dyshuar kokainë, me peshë 0.31 gram”- thuhet në njoftim.

Kurse, tek i pandehuri V.Z. Policia me rastin e kontrollit ka gjetur mbetje të substancës narkotike të dyshuar për marihuanë, me peshë prej 0.26 gram, një peshore digjitale dhe një mulli së bashku me një paketim “rizlla”, mjete këto që sipas njoftimit të Prokurorisë janë për përgatitjen e substancës narkotike për konsumim.

Më tej në komunikatë bëhet e ditur se prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, të pandehurit e lartëcekur për veprat penale për të cilat akuzohen të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit.