Sheshi ne Prishtine

Foto: Denis Sllovinja/KALLXO.com

Prishtinë, vjehrra dhe burri rrahin nusen

Një grua ka raportuar në polici se është sulmuar fizikisht nga burri i saj dhe vjehrra.

Pas pranimit të ndihmës mjekësore për shkak të dhunës së ushtruar ndaj saj, gruaja bashkë me tre fëmijët është dërguar në strehimore.

Policia ka arrestuar burrin dhe të njëjtin e ka dërguar në mbajtje, kurse e dyshuara, vjehrra, është liruar në procedurë të rregullt.