Foto: KALLXO.com

Prishtinë, rrëmbehet një vajzë

 

Të martën në mbrëmje është raportuar se një vajzë është rrëmbyer. Policia njofton se babai i vajzës kishte raportuar rastin e ndodhur në Prishtinë.

Sipas prindit, vajza e tij ishte rrëmbyer me një veturë nga disa persona të panjohur.

Policia bën të ditur se vajza ka pranuar trajtim mjekësor në QKUK, pasi është gjetur në Fushë Kosovë.