Ilustrim

Prishtinë, raportohen mbi 550 euro të falsifikuara

Një ankuese ka raportuar në Policinë e Kosovës një rast të falsifikimit të parasë në Prishtinë.

Sipas njoftimit të Policisë, ankuesja ka thënë se ka hasur në para të dyshuara si të falsifikuara në vlerë 556 euro.

“Ankuesja ka raportuar se janë hasur dy kartëmonedha si dhe tri monedha, të gjitha në vlerë totale prej 556 euro që dyshohet të jenë të falsifikuara” – ka thënë Policia.

Tutje është thënë se paratë e falsifikuara dyshohet se janë pranuar nga data 29 nëntor deri më 5 dhjetor.

Policia tha se paratë që dyshohet se janë falsifikuar janë konfiskuar për hetime të mëtutjeshme.