Foto: Ilustrim

Prishtinë, policia has në një lokal ku zhvilloheshin lojëra të fatit

Policia e Kosovës ka njoftuar se në mbrëmjen e djeshme në Prishtinë kanë hasur në një lokal ku kanë qenë duke u zhvilluar veprimtarinë e lojërave të fatit.

Sipas Policisë, në lokal kanë qenë dy të dyshuar, pronari i lokalit dhe një punëtor.

“Nga lokali janë konfiskuar të gjitha pajisjet teknologjike të cilat janë përdorur për aktivitetin e lojërave të fatit”, ka njoftuar Policia.

Tutje është thënë se në konsultim me prokurorin kujdestar është iniciuar rasti dhe procedohet në procedurë të rregullt.