Prishtinë, përfshihet nga zjarri një veturë në parking

Një grua ka raportuar se i është përfshirë nga zjarri vetura në parking.

Rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 17:00 në rrugën ‘Vicianum’ në kryeqytet.

Policia ka njoftuar se njësiti i zjarrfikësve kanë shuar zjarrin, ndërsa nuk raportohet për lëndime në njerëz.

Rasti në procedurë hetimore, thuhet në njoftim.