Foto: Ilustrim

Prishtinë, i hynë në banesë shtetasit të huaj, tentuan t’i grabisin para

Një grabitje në tentativë ka ndodhur të premten rreth orës 23:00 në Prishtinë.

Sipas Policisë, një shtetas i huaj ka raportuar se dy të dyshuar të panjohur me forcë kanë hyrë në banesën e tij dhe kanë tentuar të grabitin para.

Pasi që nuk kanë arritur kanë shtënë me armë një herë lart dhe janë larguar.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore, ku kanë gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë.

Nuk raportohet për të lënduar.