Ilustrim

Prishtinë, i dyshuari për sulm seksual paraqitet në stacion policor

Një person i dyshuar për sulm seksual është paraqitur në stacion policor.

Sipas njoftimit, i njëjti është paraqitur në Polici dje, pas publikimit të fotografisë së tij në rrjete sociale.

Policia ka njoftuar se rasti i sulmit seksual dyshohet se ka ndodhur më 18 shkurt, rreth orës 01:15 në Prishtinë.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje, ka njoftuar PK.