Policia e Kosovës

Prishtinë, dyshohet se një vajzë e mitur është dhunuar seksualisht

Një grua ka raportuar në Policinë e Kosovës se vajza e saj e mitur ka dalë nga shtëpia dhe dyshohet se vonesa e saj për t`u kthyer në shtëpi, është keqtrajtimi i saj nga persona të panjohur.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se viktima është intervistuar në prezencën e punëtorit për punë sociale dhe rasti është duke u hetuar.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 17:20 në Prishtinë.