Prishtinë, babai sulmohet nga i biri

Një qytetar ka kërkuar ndihmë mjekësore pasi sipas tij është sulmuar fizikisht nga i biri i tij.

Ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 22:00 në Prishtinë.

I dyshuari është intervistuar dhe sipas tij babai i tij vuan nga sëmundjet mendore.

Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.