Foto: Denis Sllovinja/KALLXO.com

Prishtinë, arrestohet pasi sulmoi babain dhe motrën e tij

Një rast i dhunës në familje ka ndodhur dje në Prishtinë.

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një i dyshuar pasi i njëjti ka sulmuar babain e tij dhe motrën e tij të cilëve u ka shkaktuar lëndime trupore.

Sipas Policisë, të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor, ndërsa me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.