Presidentja e Kosoves, Vjosa Osmani

Presidentja e Kosoves, Vjosa Osmani Foto: Denis Sllovinja /KALLXO.com

Presidentja Osmani uron Kurban Bajramin

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar Kurban Bajramin, të cilin e ka quajtur festë të sakrificës, mundësi për reflektim, dhembshuri e mirënjohje.

Ajo ka uruar që shtëpitë e secilit të jenë të mbushura me gëzim, dashuri, mirëkuptim dhe tolerancë.

“Kjo festë bashkon njerëzit, ndaj në këtë ditë hapen jo vetëm dyert, por edhe zemrat për ta shpërfaqur traditën tonë, si dhe shpirtin solidar për të ndarë diçka nga vetja për ata që kanë nevojë” – ka thënë Presidentja Osmani.

Myslimanët në Kosovë, si në tërë botën, sot festojnë Kurban Bajramin, një nga festat më të mëdha të kalendarit islamik që përkon me ritet e fundit të pelegrinazhit vjetor të Haxhit në Arabinë Saudite.