Takimi i presidentes, Vjosa Osmani me ambasadorin gjerman, Jorn Rohde. Foto: Zyra e Presidencës

Takimet e presidentes, priti edhe ambasadorin gjerman në Kosovë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot, më 23.06.2024, në takim ambasadorin e Gjermanisë, Jörn Rohde.

Në këtë takim, sipas Zyrës së Presidencës, Osmani dhe ambasadori Rohde kanë diskutuar për zhvillimet aktuale politike dhe të sigurisë në vend, si dhe për zhvillimet e fundit për sa i përket Procesit të Berlinit.

Në takim u tha se presidentja Osmani dhe ambasadori Rohde diskutuan edhe tema të tjera të cilat kanë për qëllim thellimin e mëtejmë të raporteve bilaterale dhe bashkëpunimit midis Kosovës dhe Gjermanisë.

Të dielën presidentja është takuar edhe me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves.

Bashkë me Hargreaves presidentja diskutoi për zhvillimet e fundit politike në vend, përgatitjet për Samitin e Komunitetit Politik Europian si dhe për bashkëpunimin bilateral midis Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Osmani pret në takim ambasadorin britanik, flasin për zhvillimet e fundit politike në vend