Presidentja e Kosoves, Vjosa Osmani

Presidentja e Kosoves, Vjosa Osmani Foto: Denis Sllovinja /KALLXO.com

Osmani kërkon drejtësi për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë

Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës Seksuale në Konflikt, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka kërkuar drejtësi për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.

Ajo ka thënë se vazhdojnë të nderojnë guximin dhe qëndrueshmërinë e atyre që kanë duruar tmerre të papërshkrueshme nën regjimin gjenocidal të Millosheviqit.

“Këto gra dhe burra të guximshëm na kujtojnë detyrën tonë të përbashkët për t’i dhënë fund përdorimit të dhunës seksuale si një armë lufte”- ka shkruar ajo.

Ndërsa, ka thënë se autorët e këtyre krimeve duhet të dalin para drejtësisë.

“Sot, ne shohim të mbijetuar në Kosovë që e transformojnë dhimbjen e tyre në veprim të fuqishëm, duke frymëzuar të tjerë të panumërt në kërkimin e drejtësisë. Angazhimi ynë është i palëkundur: duhet t’i nxjerrim autorët para drejtësisë dhe të sigurojmë që mizori të tilla të mos përsëriten kurrë”- ka shkruar në “X”.