Takimi në presidencë mes Samantha Power nga USAID, Ambasadorit amerikan Jeff Hovenier dhe presidentes Vjosa Osmani | Foto: Ambasada Amerikane

Presidentja Osmani takon administratoren e USAID dhe Ambasadorin amerikan

Administratorja e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), Samantha Power dhe Ambasadori amerikan në Kosovën Jeff Hovennier kanë takuar sot presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në zyrën e saj.

Ambasadori Hovenier njoftoi se në takim e kanë njoftuar presidenten Osmani për përkushtimin e palëkundur të ShBA-ve për ta mbështetur Kosovën në procesin e integrimit euroatlantik dhe dialogun si proces.

“Sot u bashkua Samatha Power nga USAID në takim me presidenten Vjosa Osmani. Diskutuam për përkushtimin e palëkundur të Qeverisë së SHBA-së për të mbështetur integrimin euroatlantik të Kosovës dhe mbështetjen tonë për Dialogun e lehtësuar nga BE-ja” – ka shkruar ambasadori Hovenier në Twitter.

 

Administratorja e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), Samantha Power është duke qëndruar në Kosovë dhe të premten pati takim edhe me kryeministrit Kurti e ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanollit.

Ata hapën dje ankandin për parkun me energji solare, projekt që pritet të jetë investim prej 75 milionë euro për 100 megavat energji.

75 milionë euro për 100 megavat energji solare