Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Presidentja Osmani: Dy qytetarë të Kosovës janë evakuuar nga Afganistani në një vend të sigurt

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka deklaruar se dy qytetarë të Kosovës janë evakuuar nga Afganistani në një vend të sigurt dhe shpejtë do kthehen në vendin e tyre.

Përmes rrjetit social Twitter, Osmani potencoi se kjo gjë u arrit me ndihmën e SHBA-ve dhe vendeve Evropiane.

“Për disa kohë Ministria e Punëve të Jashtme dhe zyra ime, kanë qenë duke punuar në sigurim të evakuimit të qytetarëve të Kosovës nga Kabuli. Me ndihmën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe vendeve Evropiane, dy nga qytetarët tanë janë evakuuar në një vend të sigurt dhe shumë shpejtë do kthehen në shtëpi”, ka shkruar Osmani.