Foto: KALLXO.com

Presidentja e Komisionit Europian mbërrin në Kosovë, takon Osmanin - Pamje

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim, presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.

Takimi do të jetë i mbyllur për media, ndërkaq pas takimit është paraparë të mbahet konferencë e përbashkët për media.

Pas takimit me Osmanin, von der Leyen do të pritet në takim nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Ajo ka ardhur në Kosovë në kuadër të një vizite katër-ditore në rajon, ku pritet të vizitojë edhe Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi, Serbinë dhe Bosnje e Hercegovinën.

Gjatë kësaj vizite ajo pritet të takohet me udhëheqësit e shteteve të rajonit që do të vizitojë.

Vizita e von der Leyen në Kosovë, Policia njofton për ndërprerje të përkohshme të trafikut