Presidenti Thaçi qëndron në stane në Prevallë, përsëri paraqitet pa maskë

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, përmes një postimi në ‘Facebook’ ka bërë të ditur se sot gjatë ditës ka vizituar Prevallën.

“Sot, në stanet e Prevallës, me Dedë Perkolën, Bafti Llugaxhiun dhe Shefqet Gashin. I falënderoj për kafen dhe mikpritjen e përzemërt”, ka shkruar Thaçi.

Por ajo çka është vërejtur është se përsëri presidenti i vendit në kohë pandemie është shfaqur në publik pa maskën mbrojtëse, që vazhdimisht IKShPK-ja bën thirrje që të mbahet.

Në muajin korrik, Thaçi ishte shfaqur në një organizim përkujtimor të Policisë pa maskë mbrojtëse.

Po ashtu, edhe në vizitat e tij brenda Kosovës, presidenti Thaçi disa herë është parë pa maskën mbrojtëse.

Policia promovon fotografi të presidentit Thaçi pa maskë