Gianni Infantino. Foto: FFK.

Presidenti i FIFA-s viziton Kosovën

Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar se Presidenti i FIFA-së, Gianni Infantino do ta vizitojë Kosovë në fund të muajit shtator.

Më 30 shtator, Infantino do të vijë në Kosovë

“KE u njoftua nga presidenti Agim Ademi se FFK-në do ta vizitojë i pari i futbollit botëror, presidenti i FIFA-s, z. Gianni Infantino, i cili më 30 shtator do të vijë në Kosovë, që është një vizitë historike për futbollin e Kosovës. Për këtë vizitë KE i FFK-së, do të marrë të gjitha masat dhe përgatitjet e duhura për pritjen sa më të mirë të presidentit Infantino, aq më parë që kjo vizitë bëhet në prag të fillimit të Kampionatit botëror Katari 2022” – thuhet në njoftimin e FFK-së.