Foto: Ilustrim

Prej sot hapet vendkalim kufitar sezonal mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut

Nga dita e sotme është hapur vendkalimi kufitar sezonal në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut, në pikën Restelicë – Strazimir.

Ministria e Punëve të Brendshme bënë të ditur për qytetarët e dy vendeve se ky vendkalim do jetë i hapur deri më 1 tetor 2023.

“Ministria e Punëve të Brendshme njofton qytetarët e Republikës së Kosovës dhe qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut, se vendkalimi kufitar Restelicë – Strazimir në kufirin Maqedoni – Kosovë, do të jetë i hapur për kalim rrugor duke filluar nga data e sotme, 21 korrik 2023 deri më 1 tetor 2023” – thuhet në njoftim.