Ilustrim - Foto: KALLXO.com

Postuan fotografi me armë, policia kontrollon shtëpitë e tyre

Janë intervistuar dy të dyshuar, vëllezër, nën dyshimin se të njëjtit në rrjetet sociale kanë postuar fotografi ku shihej një armë automatike dhe një pistoletë.

Rasti është regjistruar në fshatin Doganaj, Kaçanik.

Me vendim të prokurorit, janë kontrolluar shtëpitë e tyre, por nuk kanë gjetur asgjë të dyshuar, rasti në procedurë hetimore.