Politikani serb: Shqiptarët dhe serbët duhet të jetojnë në Kosovë

Politikani liberal serb, Çedomir Jovanoviq, përmes një video ka deklaruar se serbët dhe shqiptarët mund dhe duhet të jetojnë në Kosovë duke shtuar se “është vetëm një Kosovë për të gjithë ne dhe për fëmijët tanë”.

Ai tutje ka thënë se kush dëshiron të jetojë në shtetin shqiptar le të shkojë në Shqipëri dhe kush dëshiron të jetojë në Serbi, le të shkojë për të jetuar në Serbi.

“Kush dëshiron të jetojë në shtetin shqiptar le të shkojë në Shqipëri. Kushdo që dëshiron të jetojë në Serbi, le të vijë në Serbi. Serbët dhe shqiptarët, shqiptarët dhe serbët mund dhe duhet të jetojnë në Kosovë, sepse ajo është e vetmja Kosovë, Kosovë për të gjithë ne dhe për të gjithë fëmijët tanë”- ka shkruar ai në mbishkrimin e videos në rrjetin social “X”.

Jovanoviq është themelues i partisë politike të quajtur Partia Liberale Demokratike.

Ai ishte kandidat për president në zgjedhjet presidenciale të Serbisë më në 2008 dhe 2012.