Ilustrim Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Policia thotë se gjeti një armë me 11 fishekë dhe një gëzhojë në vendin ku u gjet trupi i pajetë në Istog

Policia e Kosovës për rastin e gjetjes së një personi të vdekur në Istog tregon se në vendin e ngjarjes u gjetën dhe u konfiskuan një armë zjarri me 11 fishekë dhe një gëzhojë.

Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës, burrë.

Prokurori ka vendosur që trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Ky rast po hetohet nga Policia e Kosovës.

Gjatë së dielës(24.03.2024) Policia ka konfirmuar se në varrezat e fshatit Gurakoc të Istogut është gjetur një trup i pajetë.

Prokuroria Themelore në Pejë ka konfirmuar se në vend të ngjarjes kishte dalë edhe prokurori i Krimeve të Rënda.

Prokurori i Krimeve të Rënda del në vendin ku u gjet trupi i pajetë në Istog

Vdekja e një personi në Istog, Prokuria jep detaje

Gjendet i vdekur një person në varrezat e fshatit Gurakoc në Istog