Ilustrim.

Policia: Sulmohet një 18-vjeçare në Ferizaj

Një 18-vjeçare dyshohet se është sulmuar nga një 22-vjeçar dje gjatë ditës në Ferizaj, e që ky i fundit më pas është arrestuar.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, e gjithë ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:50, në rrugën ‘’Zenel Hajdini’’, pas një mosmarrëveshje që kishin dy palët e përfshira.

Me rastin, siç njoftohet, janë marrë fillimisht policët e rëndit e më pas edhe policët hetues të stacionit policor në Ferizaj.

“Zyrtarët policor kanë dalë në vendin e ngjarjes  dhe kanë arrestuar personin N.K., i moshës 22-vjeçar, i cili shkak i një mosmarrëveshje e kishte sulmuar personin F.A., e moshës 18-vjeçare” – thuhet në njoftimin policor.

Tutje tregohet se i dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Njoftimi tregon se ngjarja ku është përfshirë i dyshuari 22-vjeçar është cilësuar si “Sulmi”.