Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Policia shqipton 457 gjoba për mosrespektim të masave kundër COVID-19

Në 24 orët e fundit, Policia e Kosovës ka shqiptuar 457 gjoba për mosrespektim të masave kundër COVID-19.

Numri i gjobave të shqiptuara në bazë të ligjit kundër COVID-19 është më i vogël sesa i atyre të shqiptuara për mosrespektim të rregullave të trafikut.

Policia ka shqiptuar gjithsej 603 gjoba të trafikut në 24 orët e fundit.

Gjithashtu, sipas të dhënave të Policisë së Kosovës, në 24 orët e fundit kanë ndodhur 17 aksidente të trafikut me lëndime dhe 21 të tjera me dëme materiale.

Në anën tjetër numri total i rasteve pozitive është 53.523 raste dhe 1.375 raste të vdekjes.