Policia për sulmin e gazetarëve në veri: Po kryen hetime me qëllim të zbardhjes së rastit

Policia e Kosovës ka thënë se po kryen hetime me qëllim të zbardhjes së rastit në të cilën sot në fshatin Zupçe të Zubin Potokut, nga persona të dyshuar është sulmuar një ekip me gazetarë të televizionit Klan Kosova.

Policia thotë se Ssulmi ndaj tyre dyshohet se është kryer nga disa persona të maskuar, të cilët me gurë kanë sulmuar automjetin e mediumit dhe gazetarët të cilët ishin në detyrë.

“Si pasojë e sulmit, vetura ka pësuar dëme materiale, përderisa dy nga personat/gazetarët e midiumit kanë pësuar lëndime dhe kanë kërkuar trajtim mjekësor. Lidhur me rastin Policia e Kosovës, po kryen hetime me qëllim të zbardhjes së rastit dhe sjelljes para organeve të drejtësisë së personave të dyshuar.

Sot persona të maskuar e kanë sulmuar ekipin e Klan Kosovës në fshatin Zupç të Zubin Potokut.

AGK-ja përmes një komunikate, ka thënë se sulmet e vazhdueshme përbëjnë një kërcënim serioz për sigurinë e gazetarëve.

Ky nuk është rasti i vetëm që gazetarët janë sulmuar gjatë detyrës në veri të vendit.

 

Sulmohet ekipi i Klan Kosovës në Zubin Potok, lëndohet gazetarja dhe shoferi