Sulmohet ekipi i Klan Kosovës në Zubin Potok, lëndohet gazetarja dhe shoferi
26.12.2022 - 13:58
Ekipi i Televizionit Klan Kosova është sulmuar nga persona të maskuar me gurë në Zubin Potok, njofton Klan Kosova.
Nga ky sulm kanë mbetur të lënduar gazetarja dhe shoferi që ishte bashkë me ekipin në fshatin Zupç të Zubin Potokut.
“Në momentin e sulmit brenda veturës ishin: gazetarët Qëndresa Bellagoshi dhe Drin Demiri, kameramani Agon Bejtullahu dhe vozitësi Elsad Sinani” – ka shkruar Klan Kosova.
Personat që dyshohet se kanë kryer sulmin, sipas raportimit kanë qenë të maskuar.
Rasti është raportuar edhe në Policinë e Kosovës.