Ilustrim - Foto: KALLXO.com

Policia për 24 orë ka shqiptuar 142 gjoba në trafik

Gajtë 24 orëve të fundit nuk ka patur asnjë aksident fatal, ndërsa me të lënduar kanë ndodhur tre aksidente, si dhe pa të lënduar pesë aksidente me dëme materiale.

Për 24 orë, Policia njofton se i ka arrestuar 30 persona, ndërkaq në mbajtje janë dërguar 10 persona si dhe në vuajtje të dënimit janë dërguar 4 persona.

Duket që masat e Institucioneve për kufizimin e lëvizjes kanë rezultuar edhe në uljen e gjobave të trafikut.

Vitin e kaluar në të njëjtën periudhë Policia e Kosovës kishte shqiptuar mbi 1 mijë tiketa trafiku.

 

Mbi 1 mijë tiketa trafiku shqiptohen brenda 24 orëve

 

Bazuar në masat e vendosura nga Ministria në detyrë e Shëndetësisë në Qeverinë e Kosovës, qytetarët mund të dalin nga shtëpitë e tyre vetëm për 90 minuta në ditë, me qëllim furnizimi.

Orari i daljes është i organizuar në shtatë grupe, nga ora 07:00 deri në 22:30, dhe përcaktohet nga numri i parafundit personal në letërnjoftim.