Ilustrim - Foto: Policia e Kosovës

Prishtinë, sekuestrohen 490 monedha 2-euroshe të falsifikuara, arrestohet një i dyshuar

490 monedha 2-euroshe, të cilat dyshohen se janë të falsifikuara, janë sekuestruar sot nga Policia e Kosovës.

Policia njofton se në një pikë kontrolli në Prishtinë ka ndaluar një veturë të tipit “Audi A4”, në bagazhin e së cilës ka gjetur një sasi të konsiderueshme të monedhave metalike 2-euroshe, për të cilat ekziston dyshimi i bazuar se janë të falsifikuara.

“Nga njësiti për krime ekonomike, me urdhër të gjykatës është bërë kontrolli i shtëpisë së personit të dyshuar ku janë gjetur dhe sekuestruar 490 x 2 copë monedha metalike nga 2 €uro, gjithsejtë në vlerë 980 €uro” – njofton Policia.

I dyshuari A.B., 26-vjeçar, i cili drejtonte veturën është arrestuar nga Policia.

Përveç monedhave, policët kanë sekuestruar edhe 2 telefona celularë dhe veturën e përdorur në rast.

I dyshuari, sipas Policisë, është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës dhe me vendim të prokurorit të krimeve të rënda është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Foto: Policia e Kosovës