
Ilustrim
Policia në Prizren njofton për gjestin e qytetarit i cili gjeti kuletë në rrugë
Policia në rajonin e Prizreni ka njoftuar mëngjesin e sotëm për një gjet të mirë të cilin e ka bërë një qytetar në Prizren.
Sipas njoftimit të policisë, gjatë ditës së djeshme një person në Prizren i cili kishte qenë në “Tregun e gjelbër”, ka gjetur një kuletë me para, dokumente dhe gjësende me vlerë.
Pasi e ka gjetur kuletë, sipas policisë qytetari e ka dorëzuar atë në Stacionin Policor në Prizren.
Pas vërtetimit dhe konfirmimit për personin i cili e ka humbur kuletën, policia në prezencën të dëshmitarit me vërtetim të gjitha gjërave të humbura i ka dorëzuar kuletën pronares.
“Kuleta i përkiste një gruaje me kombësi turke dhe me këtë veprim e njëjta i ka falënderuar qytetarin dhe Policinë e Kosovës”, njofton policia.
Policia duke falënderuar qytetarin në fjalë, ka kërkuar nga qytetarët e tjerë të në raste të tilla të tregohet kulturë dhe qytetari sikurse në rastin konkret.