
Prizrenasi gjeti kuletën me 850 euro dhe e dorëzoi në polici
19.12.2022 - 11:33
Një qytetar nga Prizreni ka gjetur mbrëmë rreth orës 20:40 një kuletë me dokumente dhe 850 euro dhe më pas i ka dorëzuar ato në polici.
“Me datë 18.12.2022 rreth orës 20:40 një qytetar, menaxher i autolarjes vetë shërbyese “Eco Wash” në Prizren, ka gjetur një kuletë me dokumente dhe para, gjithsej 850 (tetëqind e pesëdhjetë) euro.
Qytetari parat e gjetura bashkë me dokumente i ka dorëzuar në Polici.” – thuhet në njoftimin e policisë.
Policia e Kosovës njofton se është identifikuar pronari i kuletës dhe pas përfundimit të procedurave administrative atij i janë kthyer kuleta dhe paratë.
Ky rast siç thuhet në njoftim nuk është rasti i vetëm që qytetarët kthejnë gjësendet e gjetura.
Tutje policia ka falënderuar qytetarin.