
Gjen kuletën me mijëra euro në Prishtinë dhe e dorëzon në Polici
10.3.2023 - 12:10
Një qytetar nga Prishtina ka gjetur sot gjatë ditës një kuletë me mijëra euro brenda, të cilat kishte vendosur t’i dorëzonte në Policinë e Kosovës.
Policia e Kosovës ka njoftuar se qytetari V.Ramadani kishte gjetur dhe pastaj dorëzuar në polici një portofol me para të shumta e dokumente personale.
“Sot zyrtarëve të stacionit policor Qendra, në rrugën “Tringë Ismajli”, në Prishtinë, një qytetar V.Ramadani, ju ka dorzuar një portofol (që e kishte gjetur në rrugë), ku kishte një shumë parash dhe dokumente personale. Menjëherë është ftuar në stacion pronari i portofolit dhe konform procedurave i njëjti ka pranuar portofolin, paratë dhe dokumentet” – thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.