Foto: Policia e Kosovës

Policia në Prishtinë shqipton 30 gjoba dhe konfiskon 7 motoçikleta

Policia në rajonin e Prishtinës në kudër të angazhimeve për ngritjen e sigurisë në trafik, ka shqiptuar 30 gjoba dhe ka konfiskuar shtatë motoçikleta.

Sipas njoftimit, shumica e gjobave janë për ngasje pa kategori përkatëse, pa regjistrim, pa helmetë, etj.

Policia ka njoftuar se Njësiti Rajonal i Trafikut rrugor, po vazhdon me implementimin e planeve operative për kontrollin e shtuar në trafik me fokus të veçantë ndaj ngasësve të motoçikletave.

Ndërsa, ka theksuar se angazhimet për sigurinë në trafik do të kenë shtrirje në të gjitha rrugët e rajonit të Prishtinës.

Sipas Policisë këto angazhime dhe do të vazhdojnë deri sa të vlerësohet që është arritur efekti i dëshiruar.