Kontrolli i kamionëve dhe autobusëve. Foto: DRP Pejë

Policia në Pejë me plan operativ për kontroll të kamionëve e autobusëve, u shqipton gjoba

Kontrolle të autobusëve të linjave ndër urbane si dhe kontroll të nevojshme ligjore edhe ndaj transportuesve, saktësisht kamionëve të transportit të mallrave u kryen për pesë ditë në rajonin e Pejës.

Këto kontrolle u kryen nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Drejtorinë Rajonale të Policisë së Kosovës në Pejë në koordinim të plotë me Inspektor e Transportit në Ministrinë përkatëse.

Kjo punë e bërë ka qenë e bazuar në implemtimin e Planit Operativ “Kontroll i transportit të mallrave dhe transportit publik të udhëtarëve”.

“Me datat 05 nëntor 2023 dhe 10 nëntor 2023 bazuar legjislacionit në fuqi kemi kryer kontroll të autobusët e linjave ndër urbane si dhe kontroll të nevojshme ligjore edhe ndaj transportuesve (kamionëve) të transportit të mallrave” – thuhet në komunikatën e DRP-së në Pejë.

Tutje është thënë se gjatë këtij aktiviteti policor së bashku me inspektorë janë lëshuar gjoba dhe procesverbale ndaj secilit vozitës gjegjësisht kompanisë përkatëse për shkeljet e gjetura.

“Njësia e komunikacionit rrugor pran Drejtorisë Rajonale të policisë në Pejë, do të vazhdojë me aktivitetin e shtuar policor bashkë me inspektor të Ministrisë por edhe ata komunal që të kryejmë punën tonë ligjore” – thuhet në komunikatë.

Tutje u tha se edhe përkundër punës së pa ndalur në rrugët e vendit vazhdohet të ketë aksidente të ndryshme, edhe me humbje jete.

 

Kontrolli i kamionëve dhe autobusëve. Foto: DRP Pejë
Kontrolli i kamionëve dhe autobusëve. Foto: DRP Pejë