Policia në Lipjan sekuestron aparate për prodhim të kriptovalutave

Policia e Kosovës përmes një aksioni ka sekuestruar disa aparate për prodhimin e kriptovalutave në fshatin Dobrajë të Lipjanit.

Sipas njoftimit të Policisë bastisja në këtë lokacion është bërë me autorizim të gjyqtarit dhe pas sekuestrimit është proceduar më tej me rastin.