Policia në Gjilan pranon pamje të tejkalimit në vijë të plotë të një veture, e gjobitë shoferin

Në adresën elektronike, Policia Rajonale e Gjilanit ka pranuar një fotografi ku shihet vozitësi duke tejkaluar në vijë të plotë, me automjetin e tij në rrugën Gjilan – Prishtinë.

Policia ka arritur ta identifikojë kundërvajtësin dhe ndaj tij ka shqiptuar gjobë 150 euro, dy pikë negative dhe tre muaj heqje të patentë-shoferit.

“Njësiti rajonal i komunikacionit rrugor Gjilan përmes veprimeve operative ka arritur që ta identifikoj kundërvajtësin ndaj të cilit është shqiptuar gjoba në vlerë prej njëqind e pesëdhjetë (150) euro, shqiptuar dy (2) pikë negative dhe masën mbrojtëse të heqjes së patentë shoferit në afat prej tre (3) muaj” – thuhet në njoftimin e policisë.

Këtë policia thotë se e ka arrirë falë bashkëpunimin me media dhe me qytetarë. Prandaj, ajo ka inkurajuar ata që të gjitha kundërvajtjet t’i njoftojnë në stacionin më të afërm të policisë, përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’ ose në e-mailin [email protected].