Policia në Ferizaj ka shqiptuar mbi 900 gjoba javën e kaluar për kundërvajtje

Policia Rajonale e Ferizajt ka shqiptuar 922 gjoba për kundërvajtje dhe ka hequr 10 patentë shoferë.

Sipas njoftimit të policisë, në Ferizaj janë raportuar 25 aksidente, prej tyre 11 aksidente me lëndime, në të cilat janë lënduar 12 persona, dhe 14 aksidente me dëme materiale.

Të gjitha këto aktivitete janë realizuar për t’i identifikuar kundërvajtësit në komunikacion dhe me qëllim parandalimin e aksidenteve të tilla.

‘’Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelon tek shoferët që të bëjnë kujdes në komunikacionin rrugor’’ – thuhet në njoftim.

Policia u bën thirrje qytetarëve që të njoftojnë policinë për çdo kundërvajtje që shkaktohet në komunikacion.