
Pika kufitare në Jarinjë
Policia ndalon veturën me targa të Serbisë në Leposaviq, kapen dy të dyshuar për kalim ilegal të kufirit
01.8.2023 - 11:05
Policia e Kosovës ka njoftuar se dje gjatë patrullimit kanë ndaluar një veturë me targa të Serbisë.
Sipas Policisë, shoferi i veturës dhe pasagjeri, të dy me nacionalitet serb, dyshohet se kanë kaluar ilegalisht kufirin e Serbisë dhe të Republikës së Kosovës.
Të njëjtit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullt.