Armët e konfiskuara në Kaçanik. Foto: Policia e Kosovës

Policia konfiskon tri armë zjarri në Kaçanik, shoqërohen në stacion policor dy të dyshuar

Tri armë zjarri, dy pistoleta dhe një pushkë gjuetie dhe sasi e municionit, u konfiskuan nga Policia e Kosovës gjatë ditës së sotme në Kaçanik.

Kjo ndodhi pas një informacioni që kishte pranuar Policia për të shtëna me armë zjarri në fshatin Strazhë.

Menjëherë pas marrjes së informatës, ekipet policore kanë dalë në terren, ku kanë ndaluar një veturë “Opel Frontera” me targa vendore, ku ishin katër persona.

Gjatë legjitimimit të personave dhe kontrollimit të automjetit, Policia njoftoi se te dy persona ka gjetur armët në fjalë.

Dy të dyshuarit V.K. dhe B.T. të moshës 37-vjeçare, u njoftua se janë shoqëruar në stacionin e Policisë në Kaçanik për intervistim, nën dyshimin se kanë përdorur armë të zjarrit.

Policia ka thënë se me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj të dyshuarit janë liruar për procedurë të rregullt hetimore, ndërsa rasti është cilësuar – përdorim i armës.